FIDANISHTJA

Gjilani nuk arrin më tepër se një barazim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 15-të, të Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Gjilanit kanë bërë një hap mbrapa drejt titullit të kampionit vjeshtor, ata kanë barazuar me skuadrën e Drenicës nga Skenderaj me rezultat 1-1.

“Bardhëkuqet” e Gjilanit, vetëm në pjesën e parë kanë treguar futboll cilësor ndërsa në të dytën aksionet e tyre ishin të pakoordinuara, ndërsa mysafirët gjatë 90 minutave të vetmin gjysmë rast që e kishin e konkretizuan me gol.

Në fillim të kësaj përballje futbollistët e Gjilanit kanë rrezikuar seriozisht portën e Arion Ymerit në minutën e 10-të, Thaqi gjuan pranë portës.
2 minuta më vonë, Shabani gjuan me kokë por pranë shtyllës pingule.

Useini në minutën e 15, 18 e 24, gjuan furishëm por pranë portës së Ymerit të Drenicës.

Në minutën e 34-të, Hajdari tenton ta parabolon nga një pozitë e mirë portierin Ymeri, por dështon duke gjuajtur jashtë portës.

Tre minuta më vonë, Progni nga një pozitë e mirë për shënim gjuan por golin ja mohon portieri Ymeri.

KKVITI

Në minutën e 38-të, Gjilani fiton një penalti pasiqë një futbollist i Drenicës në tollovinë e krijuar kishte luajtur me dorë dhe arbitri i kësaj ndeshje Dardan Qaka tregon pikën e bardhë, nga pika e bardhë i pa gabuar ishte Fiton Hajdari i cili shënon për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë skuadra e Gjilanit ishte e pa organizuar dhe e pa rrezikshme për portën mysafire, e këtë e shfrytëzojnë mysafirët në minutën e 72-të, pasi më herët portieri Kenan Haxhihamza boshatis portën e tij rreth 14 metra e këtë e shfrytëzon sulmuesi Harmon Gbowea i cili me kokë nuk e pati vështirë të barazon në 1-1.

Në minutën e 92 futbollisti i Drenicës Gbowea ndëshkohet me karton të kuq, pasiqë me kokë kishte goditur futbollistin e Gjilanit Franc Veliun.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes deklaroi.
“Erdhëm për një pik dhe këtë e arritëm, Gjilani nuk tregoi diçka më tepër se ne, arbitri ja fali golin Gjilanit, skuadra e Gjilanit nëse dëshiron ta fitoj titullin duhet ndryshuar mentalitetin e lojës dhe të mos ketë presion”.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i pakënaqur me humbjen e pikëve deklaroi.
“Është e pa pranueshme të humbim pikët pasiqë kishim lojën në dorë, ne sot i falëm dy pikë ndërsa në fund mund të jemi të kënaqur edhe me një pikë pasi që skuadra e Drenicës është një skuadër mjaft e vështirë”.

Në javën e 16-të, Gjilani do të jetë mysafirë i Ballkanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.