Eko Higjiena

Gjimshiti largohet nga Atalanta: Pas 10 vitesh, kapiteni i jep fund aventurës në Bergamo, shkon te Al Diriyah

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas 1 dekade, Berat Gjimshiti i ka dhënë lamtumirën Atalantës dhe do të vazhdojë karrierën e tij te Al Diriyah, në Saudi Pro League.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën saudite, ndërsa bergamaskët kanë përfituar 3 milionë euro nga shitja e tij.

Mbrojtësi i kuqezinjve, te Atalanta, u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit defensiv.

“Erdha në Bergamo 10 vite më parë si një futbollist i ri, me një ëndërr dhe shumë dëshirë për të treguar vlerat e mia. Sot largohem duke e ditur se ky vend më dha më shumë se futbolli”, shkroi Gjimshiti në rrjetet sociale në mesazhin e lamtumirës për tifozët dhe klubin.

ARKATANA

Me fanellën zikaltër, ai zhvilloi më shumë se 250 ndeshje në Serie A, duke qenë gjithashtu protagonist në kompeticionet evropiane.

Momenti më i rëndësishëm i kësaj periudhe ishte sezoni 2023-24, kur mbrojtësi kuqezi, me shiritin e kapitenit në krah, dhe Atalanta fituan Ligën e Europës, trofeun e parë të madh evropian në historinë e klubit.

Me transferimin te Al Diriyah, mbrojtësi shqiptar nis një kapitull të ri në karrierë, duke iu bashkuar klubit saudit në prag të sezonit të tij të parë në Saudi Pro League. Gjimshiti raportohet se do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon nga kontrata e tij e re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.