Bashkimi i Koretinit mposht në derbi Kikën
Derbi i javës së IX-të në Ligën e Dytë, i zhvilluar në Koretin në mes Bashkimit e Kikës së Hogoshtit, i ka takuar Bashkimit duke përmbyll ndeshjen me rezultat 2-1.
Ashtu siq është pritur para një numri të madh të shikuesve në stadiumin “Koretin Arena”, në një ambient të veqant të këtij derbi skuadra e Bashkimit ka arritur të mposht Kikën dhe me këtë fitore Bashkimi tani ka 19 pikë aq sa ka edhe Kika.
Futbollistët e Kikës nga Hogoshti mjaft mirë e filluan ndeshjen duke rrezikuar portën kundërshtare, në fillim të ndeshjës musafirët kalojn në epërsi me golin e Valmir Ramadanit 0-1.
Të dy skuadrat kishin akcsonet e tyre por jo sa për të shënuar, vendësit pas një aksioni në tollovin e krijuar arrijnë të barazojn rezultatin me autogolin të cilin e shënon Florent Leka 1-1.
Fatin e këtij derbi të shumë pritur e vulos Vasfi Jusufi në minutën e 60-të, duke i sjell tri pikë skuadrës së tij dhe për tu pozicionuar në kreun e tabelës.
Trajneri i Kikës, Shefket Sërmaxhaj, pas ndeshjës ka deklaruar.
“Ishte një ndeshje e fortë edhe pse ishim të parët në epërsi nuk arritëm ta mbajm këtë epërsi gjerë në fund, ne kishim rastet tona nuk i realizuam ndërsa kundërshtari na dënoi, ky derbi me të drejt e arsyetoi epitetin e saj dhe unë i uroj fitoren Bashkimit por gjerë në fund të kampionatit ka ende ndeshje për tu zhvilluar”.
Trajneri i Bashkimit, Emin Bajrami, pas ndeshjës i qon futbollistët e tij në qiellin e shtatë dhe ka një porosi për të gjitha skuadrat e Ligës së Dytë.
“Për këtë ndeshje së pari i falenderoj të gjithë futbollistët për angazhimin e tyre gjatë tërë 90 minutave, jam krenar me këta futbollist, jam shumë krenar me tifozët e skuadrës që po na përkrahin në gjdo hap, edhe pse kundërshtari ishte në epërsi ne arritëm ta përmbysim rezultatin dhe në fund ti arkëtojmë tri pikë për t’ju ngjitur kreut dhe besoj se gjerë në fund të kampionatit do të jemi të parët”./rajonipress/


