Hidromorava

Foda: Nuk e kam në plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe populli

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur krenar me rrugëtimin e ‘Dardanëve’ ndërsa i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin”.

“Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara”, ka deklaruar fillimisht Foda.

“Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe vizituan shtetet tjera kur ishim mysafir”.

Hidromorava

Vedat Muriqi pas humbjes: Fati nuk e deshi të shkonim në Amerikë, më dhimbset gjithë shteti

“Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjellë Kosovën, ta ndiejë këtë në fushë dhe ta shohin se ata e japin shpirtin në fushë”, vazhdoi ai.

“Synimi ishte kualifikimi në Botëror por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një lojë larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur puna dhe mundi shpërblehet”.

“Kjo ka ndodhur me skuadrën. Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.