HW

Fisnik Asllani pas golit të fitores ndaj Suedisë: Eksperiencë e veçantë dhe emocionuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi Fisnik Asllani e ka vlerësuar si eksperiencë të veçantë dhe emocionuese pas dy ndeshjeve që zhvilloi me Kosovën.

Kosova i mori katër pikë të rëndësishme, për të barazuar me Slloveninë, e pastaj mposhti Suedinë falë golit të Asllanit.

Qendërsulmuesi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Hoffenheimit, ku komentoi dy ndeshjet e Kosovës.

“Mendoj se ishte një eksperiencë shumë e mirë që patëm me ekipin kombëtar. Shumë e veçantë dhe emocionuese. Mendoj se për të gjithë vendin ishte një ditë shumë e bukur dhe jemi thjesht shumë të lumtur si shkoi”.

United Hospital

Fisnik Asllani

Ndërkohë, i pyetur për bashkëpunimin me dy yjet e Hoffenheimit Albian Hajdari e Leon Avdullahu, Asllani shtoi se njihen mjaftë mirë prandaj edhe e kanë të lehtë të merren vesh.

“Sigurisht, ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë nga klubi. Është shumë e lehtë edhe për ne, sepse ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Këtu kalojmë shumicën e kohës me njëri-tjetrin dhe pastaj bëjmë të njëjtën gjë me ekipin kombëtar”, nënvizoi Asllani.

Asllani ndërkohë pritet të jetë titullar edhe në sfidën e radhës të Hoffenheimit kundër St.Paul, derisa po raportohet se po vëzhgohet nga FC Barcelona./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.