Fundamenti

A do ta pranojë Vetëvendosja Isa Mustafën për president të vendit?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë pasur asnjëherë deri më tani në diskutim zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e presidentit të vendit, pasi që Hashim Thaçit t’i përfundojë mandatit.

Të paktën kështu janë deklarimet zyrtare të dy partive, përderisa një dëshirë të tillë Isa Mustafa e ka pranuar publikisht në një emision televiziv, raporton Gazeta Sinjali.

E kontaktuar për këtë çështje, Albulena Haxhiu, nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje, por ka thënë se të gjitha diskutimet me LDK-në janë publikuar në komunikatat nga partia e saj apo edhe nga komunikatat e përbashkëta.

“Ajo çfarë është thënë në komunikatë është e gjitha çfarë është diskutuar”, ka thënë shkurt Haxhiu për Gazetën Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme dy grupet punuese të dy partive janë takuar në selinë e LDK-së, ku sipas njoftimit në atë takim është diskutuar për temat kryesore politike në vend, pa u specifikuar më saktë ato.

ARKATANA

“Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re”, thuhet në komunikatë.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, vetëm dy ditë më parë në një emision televiziv tha se për të është një nderë i veçantë që karrierën politike të përfundonte me përgjegjësinë e presidentit të vendit.

“Është një nderë i veçantë që dikush me e mbyllë karrierën e vetë me një përgjegjësi të tillë. Por nuk jam unë që mundem me e vë vetën president dhe as nuk do ta imponojë një gjë të tillë”, kishte deklaruar Mustafa.

Takimet mes përfaqësuesve të LDK-së dhe VV-së kishin filluar vite më parë kur këto dy parti politike kishin qenë në opozitë, ndërsa të dy partitë politike para zgjedhjeve të 6 tetorit kishin shprehur vullnet për koalicion pas zgjedhor.

Albin Kurti, kryetari i VV-së i kishte bërë ofertë LDK-së në ditën e fundit për koalicion parazgjedhor LDK-së, por për shkak të kandidatit për kryeministër nuk ishin pajtuar këto dy parti. Në ndërkohë i njëjti, pasi doli i pari në zgjedhje ka thënë se qeverinë e re do ta formojë me LDK-në ose vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.