Uji Dea

“Kurti njihet për eliminim” – Haradinaj përmend të larguarit nga LVV: I erdhi radha edhe Osmanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj tha se Kurti njihet botërisht për eliminimin politik të individëve me ndikim, duke përmendur figura të tilla si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dukagjin Goranin, Haki Abazin, dhe shumë të tjerë që dikur ishin kundërshtarë të opozitës dhe tashmë janë larguar nga LVV.

Ai e konsideroi Vjosa Osmanin si “kokën e fundit” të eliminuar politikisht.

Uji Dea

“Një prej figurave kyqe të VV-së që i ka marrë mbi 300 mijë vota është eliminuar politikisht. Zoti Kurti nihet botërisht për eliminimin e kokave të cilsaae iu ka rrit niveli në aspektin e brendshëm ose ndërkombëtar, kështu ka ndodhur me Shpendin, me Dardanin, me Dukagjin Goranin, kush i mban mend këta djem, Haki Abazin, që ka qenë më i fuqishmi kundër opozitës, Shpend Ahmetin, kush e mban mend”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ilir Dedën për shembull, Dardan Molliqajn, Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e LVV, Dardan Sejdiu poashtu. Njihet për eliminim. Vjosa Osmani ishte koka e fundit”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.