Hidromorava

Xhavit Haliti: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Vetëvendosja do ketë rënie të madhe

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve në Kosovë dhe sfidat për formimin e një qeverie të re.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Haliti u shpreh se ndodhemi përballë një skenari të ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, ku partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arrin të formojë qeverinë pa hyrë në koalicion.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se vendi nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja, pasi pasojat do të jenë të mëdha, veçanërisht për Vetëvendosjen, e cila sipas tij, rrezikon rënie të thellë në mbështetjen popullore.

“Po përsëritet e njëjta situatë si në zgjedhjet e kaluara, nëse nuk arrihet koalicion mes Vetëvendosjes dhe partive në opozitë, nuk po shoh në horizont ndonjë zgjidhje të mirë. Duhet të krijosh qeveri që punon për Kosovën dhe ka obligim ndaj qytetarëve. Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Vetëvendosja do ketë rënie të madhe nga votuesit dhe pastaj do shohim si do krijohet koalicioni. Kosova ka nevojë për një koalicion të madh që të marr përgjegjësitë e duhura dhe të bëjë analiza jo duke komanduar nga kabineti apo karrigia e kryeministrit”, tha Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.