Uji Dea

”Nuk pres sukses, zgjedhjet në nëntor”, Peci: VV do të insistojë për presidentin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, mundësinë e zgjedhjes së presidentit dhe protestat lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Peci ka thënë se pret që Lëvizja Vetëvendosje të insistojë për zgjedhjen e presidentit, por nuk beson se do të ketë garanci që projektligjet të marrin mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

“Mendoj që VV ka me insistu që të zgjidhet presidenti. Nuk besoj që VV ka me dhënë garancë që ky projektligj ka me dalë në Kuvend. Nuk pres që ka me u arrit ndonjë sukses, por parametrat janë që nuk do të ketë kurrfarë suksesi. Ne do të shkojmë në zgjedhje në nëntor, me shumë gjasë”, tha Peci.

ARKATANA

Duke folur për protestat pas vendimit të Hagës, Peci tha se ato mund të shërbejnë si mënyrë që qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre, por sipas tij, nuk pritet të kenë ndikim në procesin gjyqësor.

“Protestat që mbahen është në rregull që popullata t’i shprehë pakënaqësitë, por nuk mendoj që do të ketë ndonjë efekt në procesin gjyqësor në Hagë. Atje duhet një përkrahje e profesionistëve”, shtoi Peci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.