ARKATANA

Kurti jep tri arsye pse Thaçi duhet t’i thërrasë menjëherë partitë politike për datën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka treguar tri arsye pse Presidenti Thaçi duhet t’i thërrasë partitë politike për datën e zgjedhjeve pa pasur nevojë ta rilexojë nenin 95, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

1. Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar një deformimi të dyfishtë të vullnetit të qytetarëve pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017:
a) Shtator 2017: AKR kalon nga LAA te PAN dhe mundëson formimin e qeverisë;
b) Maj 2018: një dyzinë deputetësh ikën nga LVV te një partiçkë që garoi me PAN-in, dhe ia votuan qeverisë buxhetin 2019.

2. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 43/19, më 27 qershor 2019 (mbi të ashtuquajturin ligj dhe delegacion për dialogun me Serbinë), pozita në pushtet e ngelur si qeveri e pakicës përfundoi edhe anti-kushtetuese.

Uji Dea

3. Me të dhënë dorëheqje ish kryeministri, të gjitha subjektet politike, si ne të opozitës po ashtu edhe ato të koalicionit qeveritar, kanë deklaruar që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kurti ka thënë se, në këto rrethana, duhet shpërndarë Kuvendi.

“Kjo qeveri që kishim s’rrinte dot në këmbë. Ky Kuvend që kemi s’mund të mëkëmbë qeveri. Efektivisht, neni 82, pika 2, i rrin situatës së krijuar. Çfarëdo që bën Presidenti e kjo nuk është për datë të zgjedhjeve të reja vetëm sa e zvarrit procesin duke e dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.