Fundamenti

Avokati Prosper: Aktgjykimi ndaj Thaçit është shumë larg së vërtetë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prosper ka thënë se, pas dëgjimit të aktgjykimit dhe arsyetimit të gjyqtarëve, ka ardhur në përfundimin se vendimi, sipas tij, nuk ishte i ndershëm dhe se është larg së vërtetës.

“Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.

Ai ka theksuar se beson në sundimin e ligjit, por ka insistuar se ai duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme.

Uji Dea

“Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, është shprehur ai.

Avokati i ekipit mbrojtës të Thaçit ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, gjyqtarët e kanë trajtuar çështjen.

“Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar. Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë Prosper.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.