ARKATANA

Ish-diplomati Ukshini: Kriza politike vjen nga mungesa e kompromisit, jo nga Kushtetuta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka kritikuar partitë opozitare për mungesë të kauzave politike.

Në emisionin FIVE, Ukshini tha se opozita është e paqartë në qëndrimet e saj dhe nuk ka arritur të ndërtojë një narrativë të fortë politike, ndryshe nga kryeministri Albin Kurti.

“Kurti, mirë a keq, ka ndërtuar kauza, nga Astrit Dehari, demarkacioni, bashkimi kombëtar, korrupsioni, asociacioni, por kush po e ndalë opozitën me ndërtu kauza, nuk kanë kauzë”, ka deklaruar ai.

Sipas Ukshinit, opozita po bie në “lojën” e Kurtit, duke u fokusuar në debatet për përgjegjësitë e zgjedhjeve të reja, në vend që të ofrojë alternativa konkrete.

“Unë mendoj që Kurti prapë po i shti me një lojë në të cilën po dëshiron të luajë , ku është më i fortë. Domethënë hajde të diskutojmë hajde kush i ka fajet për zgjedhjet”, u shpreh ai.

United Hospital

Ai vlerësoi se kriza aktuale nuk është thjesht juridike apo kushtetuese, por rrjedh nga mungesa e kompromisit politik, duke e lidhur këtë edhe me zhvillimet politike që nga viti 2014.

“Në fakt paaftësia për të gjetur kompromise politike ne po e bartim te problemi kushtetues e juridik, problemi nuk është as juridik as kushtetues. Ne mundem i me gjet hapësira po gjeneza e problemit është vera e vitit 2014 kur humbësit ishin bërë bashkë për ta penguar Thaçin që ishte fitore, domethënë krijohet një lloj xhelozie ndaj partisë”, ka theksuar ai.

Ukshini tha se kryeministri Kurti ka tentuar të afrojë partitë opozitare, veçanërisht LDK-në, duke i bërë oferta që, sipas tij, kanë qenë të favorshme, por që nuk janë pranuar për shkak të kalkulimeve politike dhe hezitimit.

Ai shtoi se PDK-ja, në anën tjetër, është më e fokusuar në zhvillimet rreth Gjykatës Speciale sesa në kombinimet politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.