FIDANISHTJA

Konjufca pranon nominimin për mandatar, e siguron Kurtin: Populli pret rikthimin tënd më të fuqishëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka pranuar nominimin si mandatar i dytë për krijimin e qeverisë nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai fjalimin e tij e nisi me një mesazh të fortë për kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Më lejo të siguroj që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021,” tha Konjufca, duke marrë duartrokitjet e shumta nga të pranishmit.

Ai shtoi se pa dyshim, Kurti ka qenë dhe do të mbetet kryeministri më i mirë që ka pasur vendi ynë.

ARKATANA

“Problemi i nderuari kryetar Albin është që aq sa e ke gëzuar popullin me gjithë këtë mbështetje, në po të njëjtën masë ke nxitur shumë frikë te kundërshtarët e tu politikë që u bashkuan vetëm me një qëllim – të ta pamundësojnë krijimin e një qeverie për herë të tretë. Ama një gjë e dimë të gjithë, nuk ka forcë që e shkëputë apo e ndal lidhmërinë e popullit tanë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Konjufca.

Me fjalë dhe obligim, Konjufca deklaroi se pranon këtë nominim dhe është i gatshëm të marrë mandatin për kryeministër.

Sipas tij, kjo përgjegjësi është një thirrje nga detyra publike:

“Këtë e bëj si thirrje nga detyra e cila na shndërron në shërbëtor të interesit publik. LVV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla në rrethanat aktuale. Shmangia e dy palë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe së dyti, votimin e buxhetit për vitin 2026, pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë prej mbi 80 mijë pagave të sektorit publik, pensionet e shtesat e fëmijëve, deri te projektet ekzistenciale për shoqërinë tonë. Do të ishte e pafalshme nëse për shkak të tekave të partive politike e humbim mundësinë e përfitimit të benefitve qindra milionëshe duke u krekosur se po shkojmë në zgjedhje. Edhe dy procese tjera nuk na presin, RTK-ja mbet pa pagat e tyre e po ashtu nuk ka kurrfarë afat shtesë për buxhetin e tri komunave”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.