Uji Dea

Vdes Gazmend Shaqiri, mjeku që themeloi Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sot më 15 korrik pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Profesori dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, Gazmend Shaqiri.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari.

Eco Higjiena

“Të nderuar kolegë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot me datë 15 Korrik 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Profesori ynë i nderuar dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, në Rep. e Kosovës Prof. Dr. Gazmend Shaqri. Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesorin e nderuar”./express/