Eko Higjiena

1 Shtatori pa grevë: SBAShK-u konfirmon gatishmërinë për mësim, ngre shqetësimin për “tepricën teknologjike”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Procesi mësimor në Kosovë pritet të nisë më 1 shtator. Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkëncës dhe Tekonologjisë kanë thënë për Klankosova.tv se të gjithë mësimdhënësit janë gati për të nisur vitin e ri shkollor.

Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e dyerve të shkollave, nga kjo sindikatë kanë shprehur shqetësim për një çështje që po vazhdon t’i përcjellë tash e sa vite.

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se nuk i kuptojnë zërat që në disa komuna mësimdhënësit po konsiderohen si “tepricë teknologjike”.

“Ne kemi një shqetësim sa i përket disa komunave që po proklamojnë se disa mësimdhënës janë ‘tepricë teknologjike’. Sinqerisht nuk i kuptoj, për shkak se në ato komuna ka konkurse të hapura për mësimdhënësit dhe vazhdimisht pranojnë, por sigurisht duan ta heshtin zërin kritik”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë, sa i përket procesit të ri mësimor, ai ka thënë se sipas informatave që kanë, të gjitha shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

ARKATANA

“Bazuar në informacionet që kemi pranuar, mësimdhënësit që ne i përfaqësojmë kanë nisur të paraqiten në shkolla dhe janë të gatshëm për nisjen e procesit mësimor. Në shumicën e shkollave veçse kanë përfunduar përgatitjet, në disa tjera renovimet janë në përfundim dhe presim që mësimi të nisë me kohë”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka thënë se shpreson që procesi i subvencionimit të librave shkollorë të shkojë mirë dhe që nxënësit të mos vonohen me pranimin e tyre.

Ai ka hequr dilemat se kjo sindikatë po planifikon të organizojë ndonjë veprim sindikal që do të mund të vononte fillimin e procesit mësimor, pasi shpreson se kërkesat do të merren parasysh nuk niveli qendor.

Ndryshe, edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për Klankosova.tv se mësimi do të fillojë më 1 shtator.

Por, nga Këshilli i Prindërve sërish janë shprehur pakënaqësi për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore dhe disa kërkesa tjera, e që sipas tyre, nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.