Fundamenti

Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Daniel Serwer, profesor dhe studiues i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins dhe ekspert i zhvillimeve politike në Ballkan, ka komentuar krizën institucionale në Kosovë, ngërçin në Kuvend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se zgjidhja e situatës kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike.

I pyetur se kush mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje apo partitë opozitare, Serwer ka thënë se nuk dëshiron të fajësojë asnjërën palë.

“Jam më shumë se 3,000 milje larg. Nuk më takon mua të fajësoj askënd. Sistemet parlamentare në shumë vende përballen me probleme të tilla. Kosova nuk është unike në këtë aspekt”, ka deklaruar ai.

Serwer, ka vlerësuar se mungesa e një presidenti me kompetenca të plota përbën pengesë serioze për funksionimin e institucioneve të Kosovës.

I pyetur për këmbënguljen e Albin Kurtit që të arrihet një marrëveshje për presidentin para se Kuvendi të konstituohet plotësisht, Serwer është përgjigjur:

“Më duket se mungesa e një presidenti me kompetenca të plota është, në fakt, një pengesë serioze për institucionet e Kosovës”, tha ai

FIDANISHTJA

Sa i përket mundësisë që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, Serwer nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por ka shprehur dyshime se një proces i ri zgjedhor do të jetë frytdhënës.

“Nuk mendoj se është e parealizueshme, por dyshoj se do të jetë frytdhënëse. Presidenti nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunim ndërmjet partive. Pikërisht kjo është ajo që nevojitet”, ka thënë ai.

Serwer ka thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e krizës duhet t’u mbetet partive politike të Kosovës.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjnë më drejtpërdrejt për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, Serwer ka thënë se preferon që partitë politike ta zgjidhin vetë situatën.

“Preferoj që partitë politike të Kosovës të mbajnë përgjegjësinë. Pikërisht për këtë i kanë marrë votat”, ka deklaruar ai

Ndërkohë, nëse Kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar, Serwer e sheh mundësinë e një tjetër palë zgjedhjesh.

“Supozoi se do të ketë një tjetër palë zgjedhjesh, por ndërkohë Kosova po humb terren në arenën ndërkombëtare. Është koha që t’i kthehemi punës”, tha Serwer për Front Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.