Vjen reagimi i Anderlechtit për Besnik Hasin
Van Holsbeeck, zyrtar i Anderlechtit i ka dhënë mbështetjen trajnerit Besnik Hasi, pas lajmeve të fundit se kosovari mund të shkarkohet nga skuadra belge.
Anderlechti ka mbyllur fazën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 55 pikë.
“Ne do të përfundojmë sezonin me të. Besniku i di ambiciet e klubit. Ne duam të jemi kampion. Si udhëheqës ne kurrë nuk e kemi vënë në dyshim atë. Dhe jo, ne kurrë nuk do të mendojmë një plan B”, ka thënë Van Holsebeeck./Indeksonline/


