Gjilani vazhdon me humbje
As optimistët më të mëdhenj në SC Gjilan, nuk e kanë menduar se skuadra e tyre në fund të kampionatit do të jetë në barazh, por me lojërat që kanë treguar futbollistët e kësaj skuadre sidomos ato pranverore janë për çdo kritik, por e gjithë kjo i mbetet kryesisë së Gjilanit për ti studiuar dobësitë e skuadrës së tyre.
Në ndeshjen më të rëndësishme të këtij kampionati, Gjilani në javën e 31-të, ka pësuar humbjen Suharekë nga Ballkani me rezultat 0-1.
Edhe në këtë ballafaqim si në takimin e javës së kaluar ndaj Flamurtarit ku akterët kryesor ishin arbitrat duke e dëmtuar Gjilanin në mënyrë drastike, në ndeshjen e sotme shumë diskutabile ishte minuta e 9-të, kur Fiton Hajdari shënon por goli i tij anulohet për shkak pozitës jashtë lojës kështu mendoi arbitri kryesor Selim Isufi së bashku me anësorët Zeqirin e Sekiraqën.
Në minutën e 12-të, kapiteni Sali Kosumi nga një pozitë ideale dështon për ta mposhtur portierin e Ballkanit Armend Ruxhin.
Vendësit nga rastin e vetëm gjatë 90 minuta e shëndrrojn në gol, në minutën e 56-të, Jetmir Topalli nga një pozitë e vështirë gjen Blend Baftiun i cili me kokë i papenguar nga 5 metra gjen rrjetën e Haxhihamzës së Gjilanit, duke i shuar ëndrrat e futbollistëve të Gjilanit së munden të largohen nga zona e barazhit kur kanë mbetur edhe dy javë.
Në minutat e mbetur futbollistët e Gjilanit treguan lojë konfuze duke ju mundësuar mbrojtjes së Ballkanit t`i evitojnë rreziqet para portës së tyre.
Me këtë humbje dy javë para përfundimit të kampionatit, skuadra e Gjilanit vështirë se mundet ti ikë zonës së barazhit.
Trajneri i Ballkanit, Gani Sejdiu, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Kjo ndeshje kishte rëndësi dhe peshë të madhe për dy skuadrat, Gjilani ishte më i mirë në pjesën e parë ndërsa ne të dytën dhe arritëm të shënojmë, këto tri pikë kanë peshë jashtëzakonisht të madhe për skuadrën time dhe gjerë në fund mundemi ti ikim barazhit”.
Ndërsa trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka theksuar.
“Me qëllim në javën e kaluar nuk jam prononcuar duke e parë se çka kanë bërë arbitrat, e njëjta gjë ishte edhe në ndeshjen e sotme, nuk e kam principë të merrem me arbitra, por kjo është skandaloze ndërsa për ndeshjet që po i humbim është edhe faji jonë të humbësh ndeshje me rëndësi, vështirë se mundemi të largohem nga kjo zonë por janë edhe dy ndeshje, do të mobilizohemi edhe më shumë dhe do të shohim se çka do të ndodh”.
Në javën e parafundit Gjilani do të jetë nikoqirë i Lirisë nga Prizereni./rajonipress/

