UBT

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drita ka arritur të shënoi fitore historike kundër skuadrës irlandeze Shelbourne me golin e vetëm të shënuar nga Almir Ajzeraj në minutën e 57-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e Shelbournit mbeti me një lojtar më pak në minutën e 16-të kur lojtari James Norris ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit Ajzeraj dhe gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq.

Drita ngjitet në pozitën e 13-të duke siguruar tre pikët e para në këtë garë.

Skuadra tjetër shqiptare Shkëndija ka arritur të marr një pikë kundër skuadrës Jagellonia nga Polonia.

HW

Për Shkëndinë ishte sulmuesi Liridon Latifi që me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 49-të kaloi skuadrën në epërsi, ndërsa Lozano i Jagellonias barazoi shifrat në minutën e fundit të takimit.

Me këtë barazim Shkëndija shkon në kuotën e katër pikëve në tabelën e Ligës së Konferencës.

Drita do të përballet ndaj Shkëndisë së Tetovës në xhiron e ardhëshme të Ligës së Konferencës në një përballje shqiptare më 27 Nëntor.

/GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.