FIDANISHTJA

Haradinaj: Aleanca e voton ligjin për Specialen, kërkojmë që të përfundojë sot në dy leximet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka thënë në seancën e Kuvendit se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është, sipas tij, një ofendim për popullin e Kosovës dhe për gjakun e derdhur gjatë luftës.

“Sot e kam përshtypjen se jemi duke bërë diçka të fajshme. Ne jemi ofendu rëndë. Një vendim dënues për udhëheqësit e UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës, për gjakun tonë, për këtë Kuvend, për drejtësinë”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se shqiptarët dhe institucionet e Kosovës, sipas tij, janë ata që e njohin më së miri të vërtetën e luftës.

Eco Higjiena

Duke folur për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Haradinaj tha se do të ishte më e drejtë, sipas tij, që të miratohej një ligj me një nen që do të anulonte Gjykatën Speciale.

Megjithatë, ai deklaroi se Aleanca do ta mbështesë projektligjin që është në rend dite.

“Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij parlamenti që me mocion ta vendosë në dy lexime dhe ta kryejmë sot”, tha Haradinaj, duke kërkuar që procedura për projektligjin të përfundojë brenda seancës së sotme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.