Fillojnë punimet në rikonstruktimin e ujësjellësit në Koretin
Kamenicë – Banorët e fshatit Koretin shumë shpejt do të shfrytëzojnë ujin nga ujësjellësi i fshatit që po rregullohet si pasojë e prishjeve dhe mosfunksionimit disavjeçarë.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani tha se po vazhdojmë të përfundojmë shumicën e premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve njëri ndër to ka qenë edhe funksionalizimi i këtij ujësjellësi dhe projekte të tjera që kanë mbetur në gjysmë disa vite ne gjatë këtij mandati po i përfundojmë.
Gjatë javës së ardhshme do të fillojnë punimet edhe në rikonstruktimin e ujësjellësit Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë./rajonipress/


