ARKATANA

BE: Kosova i ka plotësuar kriteret për vizat, por ta vazhdojë punën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kosova po vazhdon të marrë rekomandime pozitive nga institucione të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizim të vizave, por qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Për gati një dekadë politikanët kanë dhënë data të ndryshme të liberalizimit të vizave, mirëpo qytetarët e vendit edhe më tutje vazhdojnë të mbesin të izoluar, shkruan “Zëri”.

Se Kosova ka ende punë për të bërë deri në heqjen e vizave kanë deklaruar edhe zyrtarë të BE-së. Në një përgjigje dhënë “Zërit” nga kjo zyrë kanë deklaruar se ndonëse Komisioni Evropian ka konfirmuar përmbushjen e të gjitha kritereve për heqjen e vizave, tani Kosova duhet të vazhdojë punën me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

HW

“Komisioni konfirmoi në korrik të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë dy kërkesat e mëparshme: 1. Ratifikimin e Marrëveshjes së Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe 2. Forcimin e punës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova ka bërë përparim të madh gjatë dy vjetëve të fundit dhe është e rëndësishme që zbatimi i të gjitha standardeve të vazhdojë”, thuhet në përgjigjen e tyre për “Zërin”.

Aty thuhet po ashtu se tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.