HW

Hamza: Vizita në Washington hap mundësi të reja për bashkëpunim Kosovë-SHBA

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se vizita e tij dyditore në Washington D.C. ka qenë thelbësore për prezantimin e vizionit të tij për zhvillimin e Kosovës dhe për rindezjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se agjenda ka qenë “intensive”, ndërsa e ka konsideruar jetike që në takimet e tij të përçojë një mesazh të qartë për të ardhmen e vendit.

“E konsiderova jetike të paraqes vizionin tim për zhvillimin e Republikës sonë dhe rindërtimin e partneritetit të thellë mes Kosovës dhe administratës amerikane”, deklaroi ai.

Gjatë vizitës, Hamza u takua me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit. Ai ishte gjithashtu i ftuar në një takim të veçantë në Fondacionin ‘Heritage’, të organizuar nga James Carafano, Këshilltar i Lartë i Presidentit Trump.

Në takim morën pjesë edhe Anthony Kim, redaktor i Indeksit të Lirisë Ekonomike, dhe Max Primorack, ekspert i çështjeve të sigurisë.

Eco Higjiena

Hamza u shpreh se nga këto takime është kthyer me optimizëm për të ardhmen e raporteve Kosovë–SHBA.

“U ktheva jashtëzakonisht pozitiv për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së,” tha ai, duke përmendur si problematikë periudhën e “mungesës së komunikimit dhe pezullimit të dialogut strategjik”.

Në fund, kandidati për kryeministër theksoi se vendi synon të rrisë bashkëpunimin me SHBA-në në fusha kyçe të zhvillimit.

“Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë, me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencë”, u shpreh Hamza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.