Fundamenti

Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se shteti do të ndihmonte në organizimin e një varrimi “dinjitoz” për Ratko Mlladiqin, nëse familja e tij do ta kërkonte.

“Aleksandar Vuçiqi, ish-ministër në qeverinë e kasapit Slobodan Millosheviq, sot president i Serbisë, paska deklaruar se, nëse familja e Ratko Mlladiqit dëshiron që ai të varroset në Serbi, shteti do të ndihmojë që varrimi të bëhet “në mënyrë dinjitoze”. Ratko Mlladiqi, është dënuar në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk çuditem që Vuçiqi dëshiron varrim “dinjitoz” për Mlladiqin”.

Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit

UBT

“Vazhdoj të çuditem se si, në vitin 2026, në zemër të Evropës, ende ekziston një shtet që nuk e ka përfunduar përballjen me të kaluarën e tij, ku kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen, ku presidenti i atij vendi i nderon ‘dinjitetshëm’ këta kriminel të dënuar për gjenocid, dhe në politikën e jashtme bashkëpunon hapur dhe madje edhe armatoset nga Rusia, Kina madje edhe Irani?”, ka shkruar Hoti në Facebook”.

Sipas tij, në vend që të mbahet e izoluar dhe e sanksionuar, për ironi Serbia ka hapur dhjetëra kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Për çfarë vlera evropiane bëhet fjalë këtu?. Çfarë vlera evropiane dhe demokratike paraqet sot Serbia për botën perëndimore dhe Bashkimin Evropian?. Mendësia e errët kriminale, që ende frymëzohet nga xhelatët e viteve ‘90, është ulur këmbëkryq në Beograd”, tha Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.