Gjilanasja, Earta Gjinolli pjesë e spektaklit live në “The Voice Kids – Albania”
Gjilan – Earta Gjinolli do të performojë të premtën live në spektaklin “The Voice Kids – Albania”. Ajo kërkon përkrahjen e audiencës.
Nata e tretë e netëve live e “The Voice Kids-Albania” – me skuadrën Arilena, pjesë e së cilës është edhe Gjilanasja e talentuar Earta Gjinolli, pritet të tregojë cilësi dhe aftësi në këtë spektakël.
Artistja gjilanase Earta Gjinolli e cila plotësoi skundrën Arilena në audicionet e fshehura, do të performojë live të premtën më 5 Prill 2019 prej orës 21:00.
Ndiqni spektaklin e the Voice Kids në TOP Channel dhe përkrahni vogëlushen tonë të talentuar. Suksese Earta!/rajonipress/


