Uji Dea

Gresa Behluli ‘thumbon’ prezantueset shqiptare: Sot nuk dinë as dy fjalë me i lidh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, ka bërë një reagim që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, pas një postimi në Instastory ku krahasoi prezantueset televizive të dikurshme me ato të sotmet.

Në postimin e saj, Behluli ndau një fotografi të një prezantueseje të vjetër nga arkivat e “RTSH”-së, duke vënë në dukje elegancën dhe natyrshmërinë e saj.

Krahas imazhit, Gresa shtroi një pyetje që ndezi debat: “Krahasohet kjo me prezantueset e sotme?”.

Ajo më tej shprehu habinë që, sipas saj, në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një figurë televizive që përfaqëson bukurinë dhe finesën natyrale si dikur.

Mobi Casa

“Qysh ka mundësi që sot as edhe një prezantuese me lyp në krejt shqiptarinë nuk mundesh me gjet si kjo… e bukur natyrale?”, shkruan ajo.

Behluli shton se ndoshta ndryshimi që vihet re nuk lidhet vetëm me pamjen, por me mënyrën se si është transformuar shoqëria dhe trendet e kohës.

“A po thjesht ka ndrru shija te ne si shoqni, e mandej po duhet edhe prezantueset e sotit me ju përshtat trendit?”, vazhdon ajo në reagimin e saj.

Në fund, Gresa nuk nguron të kritikojë edhe nivelin e përgatitjes profesionale të disa figurave televizive të reja, duke thënë: “Shumica s’dinë dy fjalë me lidh, pa e lexu kurrë një libër e marrin guximin me udhëheq emisione”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.