United Hospital

Labinot Tahiri: Deklarimi i të ardhurave dhe kontributi për shtetin janë detyrim moral e qytetar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar një mesazh të gjatë, ku ka folur për rëndësinë e kontributit ndaj shtetit, duke theksuar se pagesa e obligimeve tatimore dhe deklarimi i të ardhurave janë përgjegjësi që çdo qytetar duhet ta marrë seriozisht.

Labinot Tahiri ka bërë publik dokumentin e deklarimit të detyrimeve të tij tatimore si artist, duke theksuar se përmbushja e obligimeve ndaj shtetit është një përgjegjësi qytetare dhe morale. Këngëtari ka bërë të ditur se, sipas të dhënave të publikuara, ka deklaruar mbi 100 mijë euro tatime në vit, ndërsa ka theksuar se ndërtimi dhe forcimi i shtetit nuk janë vetëm përgjegjësi e institucioneve, por edhe e secilit qytetar që kontribuon me punën dhe pagesën e rregullt të obligimeve të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se që nga viti 2004 deklaron të ardhurat e tij, madje edhe para se Kosova të shpallte pavarësinë, duke e cilësuar këtë si një obligim moral dhe qytetar ndaj vendit.

Tahiri rikujton periudhën e vështirë para luftës, duke thënë se dikur ka shitur cigare për të siguruar jetesën, ndërsa sot, sipas tij, është krenar që përmbush detyrimet ndaj shtetit.

Në mesazhin e tij, artisti vlerëson edhe kontributin e mërgatës shqiptare ndër vite, duke theksuar se gurbetçarët kanë sjellë në Kosovë frytin e punës dhe djersës së tyre, duke mbështetur ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Ai shprehet se dobësimi i shtetit nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve, por edhe e qytetarëve, duke nënvizuar se Kosova forcohet përmes punës së ndershme, përgjegjësisë dhe përmbushjes së obligimeve qytetare.

ARKATANA

Në postimin e tij, Tahiri kujton edhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shumë figurave që, sipas tij, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. Ai përmend luftëtarët e UÇK-së, ish-presidentin Ibrahim Rugova, ish-presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti për aktivitetin e tij politik para luftës, familjet Jashari dhe Haradinaj, veprimtarin Adem Demaçi, akademikun Rexhep Qosja, si dhe mijëra qytetarë që kontribuuan në periudha të ndryshme për çështjen kombëtare.

Në fund të mesazhit, Labinot Tahiri thekson se edhe brezat e rinj duhet ta ndiejnë obligim përuljen dhe kontributin ndaj shtetit dhe kombit, duke shtuar se shteti nuk mbahet vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët e tij që punojnë me ndershmëri dhe përgjegjësi.

Sot i dhamë lamtumirën e fundit tezakut tim të dashur, Milaim Gashi, i cili u nda papritur nga kjo botë mbrëmë vonë, si pasojë e një sulmi në zemër. Ikja e tij e parakohshme na la një dhimbje të madhe dhe një zbrazëti që do ta ndiejmë gjatë.

Milaimi ishte njeri me virtyte të rralla – punëtor i palodhur, i urtë, i sjellshëm, i kulturuar dhe një kryefamiljar shembullor. Ishte njeri fjalëpak, por me zemër të madhe, mik i sinqertë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Kujtimi për buzëqeshjen, fisnikërinë dhe mirësinë e tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Na ike shumë herët, kusho, por emri dhe vepra jote do të jetojnë përherë në kujtimet tona. U prehsh në paqe!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.