Besa Kokëdhima ka gati projektin e ri muzikor
Besa Kokëdhima është në finalizim të këngës së re. Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima duket se ka përfunduar xhirimet e klipit të ri, shkruan lajmi.net.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit në Instagram, Kokëdhima tregon se është në fund të xhirimeve të projektit të ri.
“Në ditët e fundit të xhirimeve për këngën time të re. E lodhur por jam e emocionuar të ju sjell këngë të re”, ka shkruar ajo.
Presim të shohim se çfarë ka përgatitur këtë herë Besa. /Lajmi.net/


