Kusari Lila: Kosova rrezikon buxhetin e vitit 2018
Në takimin konsulatitv që e ka thirrur LAA-ja për ta shikuar mundësin e daljes nga kriza, deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila tha përpos problemeve tjera të Kosovës, gjendja financiare e saj është një nga problemet më të mëdha të saj, raporton “Zeri.info”.
Ajo tha se kosto që Kosova do paguaj për këtë gjendje është e lartë.
“Përderisa situata në të cilën po gjendemi si shteti kemi ardhë në pikën që kësaj situate ti faturohet kosto e kësaj gjendjeje. Kjo krizë politike do të kthehet në derën e secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Kusari -Lila
Kjo për arsye se siç thotë ajo me 4 gusht Kosovës i ka skaduar afati i marrëveshjes së Fondit Monetarë dhe momentalisht Kosova është 5 milion euro minus.
Gjithashtu sipas sajë 75 milion Kosova mund ti humbas nga bllokadat.
Ajo shtoi se nga kjo situatë e krijuar ka filluar drejtpërdrejt ndikimi financiar edhe në buxhetin e vitit 2018./Zeri/.


