Eko Higjiena

Behgjet Pacolli: Zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës çon Shqipërinë drejt arbitrazhit ndërkombëtar

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i kompanisë MABCO Constructions SA, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar se një vendim i tillë mund ta çojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

Përmes një reagimi publik, Pacolli thekson se deri në momentin e publikimit të deklaratës, kompania nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar nga autoriteti kontraktor, duke e cilësuar të papranueshme që një investitor strategjik të informohet fillimisht përmes mediave dhe jo nga institucionet shtetërore.

Ai shprehet se, nëse informacioni rezulton i saktë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar, duke shtuar se MABCO ka bërë çdo përpjekje për të shmangur një përballje të tillë juridike dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale.

Sipas Pacollit, arbitrazhi do të ishte pasojë e drejtpërdrejtë e, siç e quan ai, neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, si dhe e dështimit të sistemit të drejtësisë për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorit.

Në reagimin e tij, ai thekson se nuk ka dëshiruar kurrë që qytetarët shqiptarë të përballen me pasojat financiare të këtij procesi.

“Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë, sepse ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi,” shkruan Pacolli.

Uji Dea

Ai bën të ditur se MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore, duke theksuar se kompania kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej në prag të fazës së certifikimit të aeroportit.

Pacolli pretendon se, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, grupe që, sipas tij, kanë vepruar në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, e penguan kompaninë të hynte në kantier dhe të përfundonte projektin. Ai shton se për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori është mbajtur jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë janë dëmtuar, shkatërruar apo vjedhur.

Në deklaratën e tij, Pacolli e cilëson paradoksale situatën, duke argumentuar se institucionet, sipas tij, fillimisht penguan përfundimin e projektit dhe tani po e përdorin pikërisht këtë pengesë si argument për zgjidhjen e kontratës.

Ai thekson se një veprim i tillë bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me kontratën e koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin juridik se askush nuk mund të përfitojë nga veprimet e veta të paligjshme.

Në fund të reagimit, Behgjet Pacolli paralajmëron se, nëse procedura për zgjidhjen e kontratës konfirmohet, MABCO Constructions SA do t’i mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike, përfshirë paraqitjen e provave dhe ndjekjen e një arbitrazhi tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

“Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore,” përfundon deklarata e Behgjet Pacollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.