Vesa Luma, shumë shpejt me këngë të re
Këngëtarja e njohur Vesa Luma, duket se që nga rikthimi i saj në vendlindje, po e shijon çdo ditë në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
E përveç momenteve të bukura me familje e shoqëri, ajo iu ka përveshur punës edhe me projekte të reja muzikore.
Në një fotografi të publikuar në profilin e sja në Instagram, Vesa paralajmëron lansimin e këngës më të re.

