Këto janë ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës
Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme të 1/8 së finales në DigitAb Kupën e Kosovës, janë mësuar ekipet që do të kalojnë në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale janë: Drita, Prishtina, Feronikeli, Trepca’89, Vëllaznimi, Ferizaj, Ballkani dhe Kika.
Tërheqja e shortit për çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, do të bëhet të Martën, në ora 13:00./rajonipress/


