KKVITI

Koller: Më vije keq për Xhakën, po sakrifikohet shumë për skuadrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Baseli këtë edicion nuk është duke kaluar momente të mira në kampionat.

Skuadra e famshme zvicerane ka mbetur mbrapa në garë për titullin e kampionit.

Largimet e shumë futbollistëve si dhe lëndimet e disa të tjerëve kanë bërë që Baseli të stagnoj në garë për titullin.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Baselit, Taulant Xhaka këtë edicion ka luajtur në shumë pozita të ndryshme.

Mobi Casa

E për lojën e Xhakës ka folur edhe trajneri aktual i Baselit, Marcel Koller.

“Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër tetë, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi”.

“Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frey”, u shpreh Koller.

Aktualisht Baseli ndodhet në pozitën e katërt në kampionat me plot 19 pikë mbrapa liderit Young Boys Bern. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.