Uji Dea

Chelsea e kërkon transferimin e yllit shqiptar në janar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Chelsea i ka filluar bisedimet me Napolin për transferimin e yllit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të cilin anglezët duan ta marrin si huazim në afatin kalimtar të janarit, dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit.

Nuk ishte e lehtë për Chelsea që të arrinte marrëveshjen me Napolin për t’ia marrë trajnerin Maurizio Sarri gjatë kësaj vere, e vetëm pak ditë më vonë t’ia marrin edhe mesfushorin Jorginho, transmeton Gazeta Express.

Mediumi italian Calciomercato pretendon se në këto dy marrëveshje, për Sarrin dhe Jorginhon, dy klubet ishin pajtuar që Chelsea të mos kërkonte më lojtarë të Napolit. Mirëpo, klubi anglez është i gatshëm ta shkelë këtë marrëveshje pasi që drejtuesit shqetësohen se atyre mund t’i ndalohen transferimi i lojtarëve në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Për shkak të kësaj, klubi londinez e ka shprehur interesimin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Elseid Hysaj, i cili pëlqehet shumë nga Sarri. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021 dhe ai ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.

Chelsea tanimë i ka filluar bisedimet me Napolit për yllin e kombëtares shqiptare dhe ideja e drejtuesve të klub anglez është që ta marrin si huazim Hysajn në janar dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit.

Raportohet se londinezët janë duke negociuar për uljen e çmimit dhe për këtë arsye kanë ndaluar bisedimet mes Napolit dhe futbollistit për rinovimin e kontratës. Nëse Chelsea nuk arrin ta transferojë Hysajn, atëherë ai do të marrë ofertë të re nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.