UBT

E krahasoi me Messin, trajneri i Espanyolit flet për Vedat Muriqin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i Espanyolit, Manolo Gonzalez ka folur para ndeshjes së nesërme me Mallorcan.

Në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga, Espanyoli do të jetë mysafir i Mallorcas në “Son Moix”, me ndeshjen që luhet nga ora 14:00.

Në konferencën për media para kësaj përballjeje, trajneri i Espanyolit ka folur veçanërisht për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.

Ai tha se Muriqi është në formë të mirë, tash e disa vjet.

HW

“Ai është lojtar shumë i fuqishëm. Ka pasur paraqitje shumë të mira tash e disa vjet”, ka deklaruar trajneri Gonzalez.

Ai theksoi se, edhe kur i studion lëvizjet e tij, mbulimi i tij sërish mbetet shumë sfidues.

“Është njësoj sikur me Messin që e dije se do të driblonte nga e majta dhe ai sërish ia dilte. Duhet ta mbajmë atë larg portës sa më shumë që mundemi sepse ai është në gjendje të shënojë gola nga çdo pozitë”, tha ai.

Vedat Muriqi ka shënuar 18 gola në këtë sezon të La Ligës, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit spanjoll, pas superyllit të Real Madridit, Kylian Mbappes./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.