Betim Haxhimusa e “fik” KEKU-n
Në stadiumin futbollistik “Agron Rama” në Obiliq, është zhvilluar ndeshja e javës së 12-të, të elitës së futbollit Kosovar në mes KEKU-t dhe Dritës.
Pas një loje tejet të mirë dhe rezultat të paqartë gjerë në sekondat e fundit të ndeshjes, fitorja i ka takuar futbollistëve të Dritës me rezultat 1-2.
Futbollisti më i mirë sot në fushë sulmuesi Betim Haxhimusa ka “fikur” skuadrën e KEKU-t, në lojën shtesë duke qenë autor i dy golave.
Së pari Betim Haxhimusa ka shënuar në minutën e 7, duke e detyruar portierin Nika të nxjerr topin nga porta e tij, u mendua se futbollistët e Dritës do të shënojnë fitore të lehtë por ashtu nuk ndodhi.
Futbollistët e KEKU-t sot kanë bërë një paraqitje tejet të mirë duke rrezikuar shumë herë portën e Rexhepit të Dritës.
Dy minuta para kohës së rregullt Preniqi arrin të barazon rezultatin në 1-1.
Kur gjithçka pritej të jetë e barabartë në minutat shtesë në atë 93, Betim Haxhimusa edhe njëherë si sulmues i spikatur arrin të mposht Nikën sot mjaft të mirë duke shënuar golin e fitores.
Me tri pikët e fituara futbollistët e Dritës “fluturojnë” në tabelën e klasifikimit duke grumbulluar 19 pikë.
Në ndeshjen e javës së 13 futbollistët e Dritës ballafaqohen me Flamurtarin në Prishtinë./rajonipress/


