Fundamenti

Bloomberg: Shiroka – Pula shmangu zgjedhjet e parakohshme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mediumi amerikan Bloombergi kushton artikull zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, duke e paraqitur votimin si një zhvillim që i dha fund pasigurisë politike dhe shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas artikullit, Shiroka Pula u zgjodh të mërkurën në orët e para të ditës me 81 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh, vetëm një votë mbi numrin e nevojshëm. Dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, një skenar që Kosova e kishte përjetuar edhe në qershor.

Mobi Casa

Zgjedhja e saj erdhi në një periudhë të re të pasigurisë politike, ndërsa presidentja e re, ekonomiste dhe akademike, pritet të ketë një rol kryesisht ceremonial. Megjithatë, presidenca në Kosovë ka qenë shpesh në qendër të krizave politike, pasi zgjedhja e presidentit kërkon një shumicë të kualifikuar në Kuvend.

Bloomberg vë në pah edhe marrëveshjen politike që i parapriu zgjedhjes së Shiroka Pulës, mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur në vend është rritur debati për kompetencat e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.