Fundamenti

Nga “ferri” në “parajsë”, Rey Manaj shënuesi më i mirë i kualifikimeve për Kuqezinjtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

E nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Rej Manaj, njëri nga sulmuesit më të talentuar të kombëtares shqiptare në të gjitha kohët, duhet të cilësohet padyshim “mbreti i golit” në këtë cikël eliminator të Kupës së Botës.

Në moshën 28-vjeçare ai është kthyer në pikë referimi për trajnerin Silvinjo, dhe për shokët, duke shënuar tri herë e duke qenë thuajse gjithmonë titullar.

Pas humbjes 0-2 në “Wembley” me Anglinë, ylli I krijuar tek Interi, ai realizoi dy rrjeta në portën e Andorrës në “Arenën Air Albania” në 24 mars të këtij viti.

Ishin dy goditje të shpejta në minutat 19 e 29 që e zgjidhën fatin e përballjes, ndihmuar edhe nga klasi i Armando Brojës.

Gjithsesi, në 7 qershor gjithashtu në “Arenë”, ai kaloi një nga momentet më të vështirë me kombëtaren, në mos më të vështirin.

Hidromorava

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, humbi penalltinë që mund të na kishte dhënë fitoren ndaj Serbisë, e që padyshim do të na kishte kaluar në avantazh.

Që nga ajo kohë pati një barrë të madhe mbi supe, siç e tha pas duelit në Serbi të shtunën, shkruan abcnews.

Sidoqoftë, vazhdoi fort dhe në Letoni ishte merita e tij në golin e avantazhit të përkohshëm të Shqipërisë, ndonëse në fund morëm vetëm një pikë.

Gjithsesi, kulmi u arrit në Serbi, me rrjetën që do të mbetet në histori, për fitoren e parë në fushë të Shqipërisë ndaj këtij rivali, për fitoren e parë jashtë fushe dhe për golin e parë jashtë fushe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.