Fryma e frymës sime
Cikël poetik nga libri në botim: “Dhimbjet do të ikin një ditë” i autores Bleona Sylejmani
VALËVE TË DASHURISË
Nuk i mbyll sytë
pse bie nata
Buzëqeshjen mes lotëve kërkoj
veshur në të zeza
për ta shuar ndjenjën e mallit
Po
s’i t’i bëj të flasin
vargjet e shpirtit tim
kur katandisur jam
valëve të thella të dashurisë
TI
Papritur
Në jetën time hyre
e çdo pjesë të errët të saj
e shndërite për mua
Frymë e frymës sime u bëre
universit pa fund
Asgjë nuk kërkova më shumë
vetëm të jesh i imi
deri në përjetësi
DASHURI
Vuajta iku
mërzia u zhduk
Bota
e imja u bë në çast
Buzëqeshja m’u rikthye në bebëza
vetëm pse fola me ty
SA HERË VONOHESH TI
Bie shi
nga dritarja
udha duket bosh
deri atje ku humb në mal
Sa here vonohesh Ti
kjo zemër imja thyhet ngapak
Po
nuk dorëzohet
VETMI
Netët më gjejnë zgjuar
Ti ku je
ç’bën atje pa mua
Kjo letër e bardhë
heshturazi po më gërryen
E STEPUR NDJENJASH
Me hapa të lehtë
krejt ngadalshëm
mbrëmë hyre në ëndrrën time
Lehtas
si puhizë nate më pëshpërite
– veç sa për të të parë
pastaj si një ëndërr u trete
E stepur ndjenjash mbeta
as të të përqafë s’arrita
STINA IME
Ç’solle këtë herë
bukuri a lule me vesë
diell të dëshirtë
a ndjesë
Stina ime
këtë here ç’solle
dashuri a dhimbje
a shi shi
dhe pak mërzitje
Këtë herë
a sollepak pranverë
stina ime
SHPIRT I KËPUTUR
Buzëqeshja u tret diku
mjegullave të kohës
Eshtrat u rituan prej lotëve
shpirti m’u këput si ëndrra
Nën diellin e ngrohtë
ndjej ftohtë
Ndriqimi i hënës
errësirën e netëve
s’ma heq
Mos u vono më shumë
PËR TY …VETËM DASHURI
Zemra pësoi tërmet
kur ike ti
një oqeon vetmie më kaploi
Faqet u dogjën prej lotëve
Gjuha u ngri
asnjë fjalë nuk nxori më
As ato që nuk u thanë kurrë
Për ty
… vetëm dashuri


