Fundamenti

Kryeziu: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se marrëveshja politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk mund të prodhojë rezultat nëse palët nuk tregojnë më shumë seriozitet dhe nuk arrijnë një konsensus të qëndrueshëm.

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në “Five” të Dukagjinit, Kryeziu tha se, bazuar në përvojën e tij dhe zhvillimet politike, nuk pret që situata aktuale të zgjidhet përmes marrëveshjeve të tilla.

“Unë e konsideroj që nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje në këtë mënyrë. Duhet të jenë më seriozë në marrëveshje dhe mos të merren me letra dhe fjalamani. Kjo duhet me pas një konsensus dhe duhet me qenë serioz”, tha Kryeziu.Sipas tij, përfundimi më i mundshëm i krizës aktuale politike është shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.“Konsideroj se përmbyllja e krejt kësaj është se do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Kryeziu e lidhi mungesën e seriozitetit politik edhe me mënyrën se si është zhvilluar procesi i (mos)konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Fundamenti

Ai tha se Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa sipas tij, procesi është nisur vetëm në ditën e fundit të këtij afati dhe nuk ka përfunduar.

“Jo seriozitet është te konstituimi i Kuvendit. Konstituimi është dashur të bëhet brenda 30 ditëve, që nga momenti i shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Dhe këta kanë filluar konstituimin në ditën e 30. Aty shihet përherë që nuk është seriozitet për krijimin e institucioneve”, tha ish-gjyqtari i Kushtetueses.

Deklarata e Kryeziut vjen në kohën kur partitë politike nuk kanë arritur të sigurojnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ndërsa marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut është përballur me kundërshtime brenda LDK-së.

Dështimi për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund ta rikthejë vendin në një cikël të ri zgjedhor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.