ARKATANA

Nikoll Gjet Gjonaj, burri që sfidoi persekutimin dhe mbeti simbol i qëndresës shqiptare

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kujtesën e miqve, familjarëve dhe bashkëkohësve, emri i Nikoll Gjet Gjonajt nga Fani vazhdon të jetojë si një figurë e burrërisë, mençurisë dhe dinjitetit njerëzor, një njeri që sfidoi kohën më të rëndë të persekutimeve komuniste dhe mbeti i pathyeshëm në shpirt.

Nikoll Gjet Gjonaj ishte nga ata burra që historia shqiptare i njeh si njerëz të qëndresës, të cilët u përballën me dhunën, përsekutimin dhe padrejtësitë e regjimeve të kohës, por kurrë nuk u përkulën.

Qysh në fëmijëri provoi plagët më të rënda të jetës, humbjen, internimet, djegien e shtëpisë dhe ndjekjen politike ndaj familjes së tij, vetëm pse bartnin mbiemrin dhe krenarinë e një dere atdhetare. Megjithatë, përkundër vuajtjeve dhe sakrificave të panumërta, Nikolla mbeti burrë fisnik, i urtë dhe i pathyeshëm në karakter.

Ai i bëri ballë kohës me dinjitet, duke ruajtur nderin, mikpritjen dhe shpirtin shqiptar deri në fund të jetës së tij. Figura e tij mbetet dëshmi e gjallë se regjimet mund të godasin trupin e njeriut, por nuk arrijnë ta thyejnë kurrë shpirtin e burrave të mëdhenj.

Në 90-vjetorin e lindjes së tij, djali Angjelin Gjonaj ka rikthyer kujtime të dhimbshme, por krenare për jetën e babait të tij, një jetë e shënuar nga sakrifica, humbja dhe përballja me represionin e egër të regjimit totalitar shqiptar.

Në përkujtim të 90-vjetorit të lindjes së babait të tij, Angjelin Gjonaj ka sjellë një rrëfim prekës për jetën dhe vuajtjet e Nikoll Gjet Gjonajt, figurë që mbeti simbol i qëndresës dhe dinjitetit njerëzor.

Ai kujton se Nikolla, qysh në moshën tetëvjeçare, u përball me tragjeditë e regjimit komunist, kur në vitin 1944 iu pushkatua axha Prenga në Shpal, ndërsa babai Gjeta u detyrua të arratisej. Një tjetër anëtar i familjes, ungji Zefi, kaloi plot 18 vite në burgje dhe internime. Përndjekjet ndaj familjes vazhduan edhe më tej, pasi në vitin 1946 iu dogj shtëpia vetëm pse konsideroheshin “nipat e Kapedanit”.

I rritur me sakrifica nga e ëma, Prena, bija e Karaqëve, Nikoll Gjet Gjonaj u formua si një burrë fisnik, mikpritës, i ditur dhe bujar, që gëzohej sa herë miqtë e vizitonin. Kujtimi për të mbetet i gjallë te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.

Historia e familjes Gjonaj lidhet me një periudhë të errët të përndjekjeve politike. Në vitin 1944, kur Nikolla ishte vetëm tetë vjeç, partizanët pushkatuan në Shpal axhën e tij Prengën, ndërsa babai Gjeta u detyrua të arratisej. Një tjetër anëtar i familjes, Zefi, kaloi 18 vite në burgje dhe internime. Tragjedia nuk përfundoi me kaq. Në vitin 1946 familjes iu dogj edhe shtëpia, vetëm pse konsideroheshin “nipat e Kapedanit”.

Megjithatë, përkundër dhunës dhe goditjeve të vazhdueshme, Nikoll Gjet Gjonaj arriti të mbijetojë dhe të ndërtojë figurën e një burri fisnik, të respektuar e mikpritës. I rritur me sakrificë nga e ëma, Prena, bija e Karaqëve, ai mbeti gjatë gjithë jetës njeri i urtë, bujar dhe i dashur për njerëzit.

Mark Gjergji: Nikoll Gjet Gjonaj ishte model i burrërisë, mençurisë dhe fisnikërisë shqiptare

Fundamenti

Pikërisht këto vlera i ka kujtuar edhe miku i tij, Mark Gjergji, i cili e përshkruan Nikollën si një burrë që i bënte nder jo vetëm familjes, por gjithë shoqërisë.

“E njoha nga afër mikun tim të çmuar Nikoll Gjeta. Ai ishte njeri me vlera të veçanta; i burrërisë, mençurisë dhe bujarisë. Njerëz të tillë janë modeli më i mirë i familjes dhe shoqërisë”, ka shkruar Gjergji.

Mark Ndue Biba: Nikoll Gjet Gjonaj ishte simbol i burrërisë dhe qëndresës ndaj regjimit komunist

Mark Ndue Biba ka kujtuar me emocione figurën e Nikoll Gjet Gjonajt, duke e cilësuar atë si një burrë të rrallë, të mençur, fisnik dhe bujar, që përjetoi padrejtësi e vuajtje të mëdha gjatë regjimit komunist.

Sipas Bibës, Nikolla jetoi për dekada nën frikën dhe presionin e vazhdueshëm të persekutimit, pasi regjimi i kohës kërkonte në çdo moment ta burgoste. Megjithatë, ai nuk u dorëzua kurrë dhe mbeti shembull i dinjitetit njerëzor dhe krenarisë familjare. “Ishte burrë me shumë vlera dhe trashëgimtarët e tij duhet të ndihen krenarë për një figurë të tillë”, ka shkruar Biba në mesazhin e tij përkujtimor.

Zef Bardhi: Nikoll Gjet Gjonaj mbetet simbol i lirisë dhe i qëndresës shqiptare

Zef Bardhi ka kujtuar me nderim figurën e Nikoll Gjet Gjonajt, duke e cilësuar atë si një ndër përfaqësuesit më të denjë të qëndresës shqiptare ndaj persekutimit komunist në Mirditë. Në mesazhin e tij emocional, Bardhi e përshkruan Nikollën si “njeriun e pamposhtun të lirisë” dhe demokratin që përballoi me dinjitet dhunën dhe ndjekjet e regjimit të kohës.

Ai ka theksuar se figura e Nikoll Gjet Gjonajt duhet të kujtohet me respekt nga brezat shqiptarë, si simbol i sakrificës, burrërisë dhe besimit në ditë më të mira për kombin shqiptar. “Dritë i baftë shpirti prej qiellës së paqes e të Zotit”, ka shkruar Bardhi në mesazhin e tij përkujtimor.

Figura e Nikoll Gjet Gjonajt mbetet dëshmi e një brezi shqiptarësh që përballuan përsekutimin, humbjet dhe padrejtësitë, por nuk u dorëzuan kurrë para kohës. Ai sot kujtohet si simbol i qëndresës, fisnikërisë dhe krenarisë shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.