Zjarrfikësit në Viti arrijnë ta shpëtojnë nga zjarri ambulancën e fshatit
Viti – Ankuesi shqiptar ka njoftuar policinë e Kosovës se me 9 shtator 2018, rreth orës 05:00, në fshatin Goshicë, komuna e Vitisë, se kishte vërejtur se objekti përcjellës i Ambulantës së fshatit ishte duke u ndezur.
Njësitet patrulluese kanë dal në vendin e ngjarjes së bashku me njësinë e zjarrfikëseve ku vërehet se objekti i ambulantes dhe një zyre e policisë, që ndodhet aty nuk janë dëmtuar. Zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.
Me vendim të prokurorit iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


