United Hospital

Një i ndaluar për dhunë në familje, Prokuroria e Gjilanit ngre katër aktakuza ndaj shtatë personave

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, një person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

HW

Ndërkohë, prokuroria ka ngritur dy aktakuza kundër katër personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “Dhuna në familje”, si dhe një tjetër kundër dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë integritetin fizik, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të sundimit të ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.