HW

Drejtori i Bayernit kritikon Federatën Gjermane: Po humbim shumë talentë, Erblin Osmani iku te Kosova

/ 2 minuta lexim
HW

Drejtori i akademisë së Bayern Munichut Jochen Suaer ka bërë kritikë direkte ndaj Federatës Gjermane për humbjen e shumë talentëve, ndër ta e përmendi edhe Erblin Osmanin.

Osmani zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën duke u larguar nga Gjermania, ndërsa debutoi në fitoren 1-0 ndaj Irlandës.

17-vjeçari ishte një nga lojtarët që përzgjedhësi Franco Foda i aktivizoi në Ligën e Kombeve, kurse shkaku i kualitetit të lartë ai është përmendur vazhdimisht si një humbje që mund t’i kushtojë Federatës Gjermane.

E së fundmi, edhe Suaer e ka këshilluar Federatën Gjermane që të ndërmerr hapa në këtë aspekt shkaku që po humbasin shumë talentë.

Fundamenti

“Ka shumë probleme. Shumë lojtarë kanë lindur në Gjermani, por Jurgen Klopp nuk mundet t’i ftojë. Shikoni vetëm në Bavari: Kenan Yildiz, Can Uzun? Turqi. Josip Stanisic? Kroaci. Paul Wanner? Austri. Malik Tillman? ShBA. Ka konkurrencë të madhe mes përfaqësuesve, që duhet të adresohet menjëherë”.

“Ne e shohim këtë nga afër shkaku i numrit të ftesave që i marrim nga disa përfaqësuese për lojtarë individuale”.

“Erblin Osmani, u lind në Mynih, por po luan aktualisht për Kosovën”, shtoi ai për “Spox”.

Me 17 vjeç, mesfushori hyri në historinë e Kosovës si lojtari më i ri që debuton në fanellën “Dardane”. Ai ndër të tjera edhe u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Bundesligas, kur debutoi për Bayernin si 16 vjeçar./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.