HW

Kontrabandë në Hodonovc, arrestohet i dyshuari, sekuestrohen mallra mbi 5 mijë euro

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Një person është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me mallra, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”.

Rasti është evidentuar më 22 prill 2026 në fshatin Hodonovc, ku njësitet e Policisë Kufitare, pas sigurimit të informatave operative dhe monitorimit përmes mjeteve të vëzhgimit, kanë identifikuar një aktivitet të dyshimtë.

Sipas policisë, është ndaluar një mjet bujqësor (traktor), i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas ndalimit, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i mjetit, personi me inicialet L.H. (1968).

HW

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme, kryesisht pjesë për mjete bujqësore, me vlerë që tejkalon 5 mijë euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale, me synim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.