Fundamenti

Rrahje fizike në Gjilan e Viti, arrestohen nga policia katër persona

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në rrugën Qarkore, në Gjilan janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në fshatin Zhiti, të Vitisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shqiptar.

ARKATANA

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/