Fundamenti

Pesë aktakuza të ngritura për sulm, ngacmim dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur tre (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

UBT

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se dy (3) persona kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i pautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope, apo analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’./rajonipress/