Arrestohet një person në Novobërdë nën dyshimin për dhunim
Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Novobërdë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një gruaje.
Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më 17 shtator 2026, rreth orës 18:00. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndaj viktimës, po ashtu shtetase kosovare.
Pas arrestimit, autoritetet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejshme hetimore.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë publike./rajonipress/


