Te koshi i hedhurinave
Poezi nga Avdush Canaj
S`kaj rrugës, te koshi i hedhurinave
gjithçka grumbulluar sa kodra e bjeshkët,
duke kërkuar kotherën jovetëm për vete
në krahë e mori gjumi zogun e zeshkët.
Njerëzit ecin, andej e këndej rrugës,
bomobone çamçkëza përtypin nëpër gojë,
askush nuk ndalet ta prekë një çikëz!
Ndoshta mendojnë : luan ndonjë lojë.
Vjen xhaxhi me syze me çantën plot libra,
ai këndej pari kalon përherë në drekë,
n`dritare të ëndrrës i troket zogut t`uritur.
Ah, xhaxha, ku isha?!Në sofrën me xhevrekë!
Lotin e zemrës askush s`ia sheh xhaxhushit,
po ai e tradhëton, s`arrinë ta fshijë!
E merr përdore zogun e vogël, të zeshkët,
një tryeyezë e shtruar i pret në Dardani.
Dardani, fundprill, 2017


