FIDANISHTJA

Profesor Edmond Hajrizi forcon bashkëpunimet ndërkombëtare të UBT-së në Portugali

/ 1 minutë lexim
HW

Braga, Portugali – Profesor Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio, në një vizitë që shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të universitetit dhe forcimit të bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, një nga qytetet më të vjetra dhe më të rëndësishme të Portugalisë, ofron potencial të madh për zhvillim, duke u bërë një terren ideal ku UBT mund të angazhohet në projekte inovative për mobilitetin dhe teknologjitë e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit të tij, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me fokus të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjekësisë. Programi i vizitës përfshin gjithashtu takime me Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke thelluar lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe ekonomike.

Hidromorava

Kjo vizitë tregon përkushtimin e UBT-së për të zgjeruar ndikimin e saj ndërkombëtar dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me institucionet kryesore europiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.